Bullgaria ka hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, përcjell InLajmi.
Këtë veprim e ka përshëndetur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e falëndëroi ministrin Boyko Borissov për rolin e tij përcaktues në heqjen e vetos në parlament.
Sipas Ramës, partia e Borissov shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së me heqjen e vetos.
Gjithashtu kryeministri Rama i bëri thirrje BE-së që të veprojë shpejt për dhënien e statusit kandidat të 2-ja vendeve si Shqipërisë ashtu dhe Maqedonisë së Veriut.
Rikujtojmë që në samitin e BE-së, të mbajtur dje Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk arritën të marrin statusin kandidat për BE për shkak të bllokadës që kishte vënë Bullgaria. /InLajmi/
https://twitter.com/ediramaal/status/1540303531328020483

















