Stadiumi “Fadil Vokrri” do të ketë një pamje krejtësisht ndryshe sipas projektit të publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, përcjell InLajmi.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka publikuar disa foto të këtij projekti, duke theksuar se me këtë projekt synohet të rritet kapaciteti i stadiumit ”Fadil Vokrri”.
Me planin e ri, ashtu siç ka zbuluar i pari i FFK-së, stadiumit në Prishtinë do t’i shtohen edhe 8.000 ulëse.
Postimi i plotë i tij:
Projekti i FFK-së për rritjen e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri”.
#BashkëPërFutbollin. /InLajmi/