Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një statusi në Twitter, e konsideroi “turp” për Evropën atë që e quajti çështja bullgare, përcjell InLajmi.
Rama ka thënë se është turp për Evropën kjo çështja bullgare, që mban peng integrimin e 2 vendeve të NATO-s.
“Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari. Çfarë turpi për Europën kjo çështje bullgare. Në mes të një lufte në oborrin e pasmë të saj, një vend i NATO-s merr peng 2 vende të tjera të NATO-s, nën vëzhgimin e 26 vendeve të BE-së, që po tregohen të pafuqishme”, shkroi Rama.
Rama tha se sot është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari. /InLajmi/