Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka biseduar me Kryeministrin e Irlandës, Micheal Martin për vullnetin e qartë të popullit të Kosovës pro integrimit në BE, përcjell InLajmi.
Osmani ka treguar se ka kërkuar përkrahje nga Irlanda për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian.
Tutje Osmani ka theksuar se me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian përfitojnë qytetarët e Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
Në bashkëbisedim me Kryeministrin e Irlandës, Micheál Martin, diskutova për vullnetin e qartë të popullit të Kosovës pro integrimit në BE si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Në veçanti, kërkova përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku Irlanda tani ka udhëheqjen. Me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, përfitojnë më së shumti qytetarët e Kosovës duke pasur në gjirin e saj një shtet demokratik që promovon të drejtat e njeriut./InLajmi/