Aktorja, Léa Seydoux pritet të luajë në pjesën e 2-të të filmit “Dune”, transmeton InLajmi.
Dune është një film epik fantastiko-shkencor i vitit 2021 me regji nga Denis Villeneuve nga një skenar i Villeneuve, Jon Spaihts dhe Eric Roth. Është i pari i një adaptimi dypjesësh të romanit të vitit 1965 nga Frank Herbert, që mbulon kryesisht gjysmën e parë të librit.
Lea Seydoux pritet të luajë në rolin e Lady Margot.
Pjesa e 2-të është përfolur mjaft shumë dhe po pritet me shumë entuziasëm nga fansat.
Shtesa e re e fundit në vazhdimin e shumëpritur është Léa Seydoux, e cila po punon për një marrëveshje për të luajtur Lady Margot, shkruan Empire.
Denis Villeneuve është edhe një herë drejtor (dhe bashkëskenar me Jon Spaihts) në filmin e ri, i cili është planifikuar të mbërrijë në 20 tetor të vitit të ardhshëm. /InLajmi/