Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu në seancën plenarë të së enjtes në Kuvendin e Kosovës ka folur rreth rishqyrtimit të pikave që kanë mbetur pezull nga seanca e së mërkurës, raporton InLajmi.
“Kjo seancë do i rishqyrtoj pikat nga dita e djeshme duhet të bëjmë së paku një mocion procedural duhet të shikojmë a pranojmë të kthemi prapa, nëse nuk pranohet duhet të kthehemi në pikën 8 ku kemi mbetur dje që e keni ndërpre në mënyrë arbitrare seancën e Kuvendit të Kosovës” tha Musliu.
Musliu ka thënë se së pari duhet që kryeparlamentari Glauk Konjufca të shkojë në mocion procedurial të shohë se a pranojnë deputetët që të kthehen në rishqyrtim të pikave të mëhershme.
Ganimete Musliu gjithashtu ka thënë se Konjufca ditën e mërkurë e ka ndërprerë seancën në mënyrë arbitrare./InLajmi/