Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare për rishqyrtimin e disa pikave që kanë mbetur nga seancat e kaluara, raporton InLajmi.
Një pikë e cila duhej shqyrtuar ishte dhe rishikimi i Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.
Ky ligji u miratua në parim nga Kuvendi i Kosovës.
Shefi i grupit parlamentar, Glauk Konjufca bëri të ditur miratimin e këtij ligji.
65 deputetët votuan pro Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.
Nga ky rishikim i buxhetit shtohen edhe rreth 150 milionë euro në buxhet./InLajmi/