Këtë të enjte ka ndërruar jetë regjisorja kosovare, Vjosa Berisha, përcjell InLajmi.
Deputetja Mimoza Kusari-Lila është shprehur e pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Vjosës.
Ajo i ka shprehur ngushëllime gjithë familjes Berisha dhe Istrefi.
Tutje Kusari-Lila ka thënë se Vjosa ka lënë pas modelin e gruas që nuk di për dorëzimin dhe pikëllimin.
Deputetja tha se Vjosa ka lënë shumë për t’u kujtuar shumë gjatë.

Postimi i plotë i tij:
“Në fund të fundit, nuk janë vitet në jetën tuaj ato që kanë rëndësi. Është jeta në vitet e tua”.
Vitet dhe ditët Vjosa i mbushi plot jetë për veten dhe gjithë afër vetit!
Ajo sot i la të gjitha pas bashkë me modelin e gruas që nuk di për dorëzimin dhe pikëllimin!
Shpirti i saj kreativ dhe buzëqeshja që kurrë nuk ju hoq nga fytyra, janë kujtimi i përjetshëm për Vjosën e Prishtinës 🖤
Vjosa ka lënë shumë pas për t’u kujtuar shumë gjatë!
U prehsh në paqe shpirti i bardhë!
Ngushëllime Fatosit, Lekës dhe gjithë familjes Berisha dhe Istrefi! /InLajmi/