Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës për Projektligjin e Trustin, raporton InLajmi.
“Megjithatë edhe pas vonesave të bërë sot para nesh e kemi Ligjin për Trustin që mund ta votojmë, tërheqja e Trustit është kërkesë e qytetarëve prandaj ata që mendojnë të iu japin leksione qytetarëve a duhet lejuar a nuk duhet lejuar tërheqja e mjeteve të tyre nga Trusti unë besoj që fillimisht duhet të jepni përgjegjësi pak ma shumë për gjendjen ekonomike “ tha Krasniqi.
Krasniqi tha se votuesit e VV-së dhe votuesit e tjerë kanë thënë që të votohet Trusti sepse të gjithë ata kanë profesione të ndryshme të thjeshta të cilëve nuk po iu mjafton mjetet e tyre financiare.
Krasniqi ka ftuar deputetët të votojnë Projektligjin për Trustin./InLajmi/