Në selinë e Bashkimit Evropian, ka nisur Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane po diskutojnë me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku, përcjell InLajmi.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar atje.
Gjatë prezantimit para mediave Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka pyetur se si është Dua Lipa, Osmani është përgjigjur me shumë krenari se Dua është shumë mirë dhe i ka ftuar në Festivalin “Sunny Hill” që do të mbahet me 4, 5, 6, 7 gusht në Prishtinë.
Osmani i fton liderët e BE-së në “Sunny Hill”. /InLajmi/