Të paktën 59 persona raportohet se kanë vdekur pasi një rrufe goditi Indinë dhe Bangladeshin, ku pasuan edhe me rrëshqitjet e dheut, transmeton InLajmi.
Pas kësaj fatkeqësie natyrore,miliona njerëz kanë mbetur të bllokuar ndërsa punonjësit e urgjencës kanë luftuar për të arritur tek të prekurit.
Sinoptikanët paralajmërojnë se përmbytjet pritet të përkeqësohen gjatë ditëve në vijim.
Ndërkaq zyrtarët e qeverisë së Bangladeshit i kanë përshkruar përmbytjet e fundit si më të rëndat në vend që nga viti 2004.
Shirat e pandërprerë gjatë javës së fundit kanë përmbytur sipërfaqe të gjera të rajonit verilindor të vendit, të përkeqësuar nga rreshjet nga reshjet e dendura nëpër malet në Indinë fqinje.
Shkollat janë shndërruar në strehimore të improvizuara dhe trupat janë vendosur për të evakuuar familjet e shkëputura nga komunitetet fqinje si rezultat i rritjes së ujërave.
“I gjithë fshati kaloi nën ujë deri të premten herët dhe ne të gjithë u bllokuam,” i tha agjencisë së lajmeve AFP Lokman, familja e të cilit jeton në fshatin Companiganj në Bangladesh, shkruan BBC.
“Pasi pritëm një ditë të tërë në çatinë e shtëpisë sonë, një fqinj na shpëtoi me një varkë të improvizuar. Nëna ime tha se nuk kishte parë kurrë përmbytje të tilla në gjithë jetën e saj”, shtoi 23-vjeçarja. /InLajmi/