Së fundmi çmimi i naftës në bursë ka rënë krahasuar me disa ditë më parë.
Sipas Oil Price, nga të dhënat e ditës së djeshme një barrel naftë e papërpunuar po tregtohet me 116 dollarë nga 118 dollarë që ishte një ditë më parë. Po ashtu, nafta WTI po tregtohet me 112 dollarë kundrejt 115 dollarë për barrel.
Mirëpo në Kosovë dje kishte sërish rritje rekorde të çmimit të naftës, shkruan Gazeta Express.
Në disa pika në karburanteve, është vërejtur një litër naftë dje kushtoi 1 euro e 90 cent.