Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në seancën e Kuvendit të Kosovës është shprehur i ashpër ndaj qeverisë për punën e mospërfshirjes së veteranëve në Ligjin për Pagën Minimale, raporton InLajmi.
Berisha ka thënë se Kurti ka kërkuar që të marrë vota me Bashkim kombëtar po ai nuk i arriti.
“Ky problem është bërë politik, kryeministri Albin Kurti pat kërku me marrë votë me Bashkim Kombëtar por s’ia arriti. Votat e mëdhaja i ka marrë kur është bë me Jugosllavi. Sa më shumë që i bën nervoz veteranët ty t’shtohen këta në prapavijë por ti e din që duhesh me ia bë argatit”, tha ai.

Gjithashtu ai ju drejtua Kryeministrit duke i thënë se sa më shumë që i bën nervoz veteranët aq më shumë do të shtohen në prapavijë.

Më tej, Berisha ju është shprehur i mllefosur edhe me ministrin Hekuran Murati.
“Ti me na kallzu qysh harxhohen paret për veteranët, ti Murati kush je ti”, tha Berisha. /InLajmi/