Ndërsa presim lajmet e aktivitetit rreth korridorit humanitar jashtë Severodonetsk, raportet në mediat ruse ia hedhin fajin forcat ukrainase për civilët e bllokuar në Severodonetsk, transmeton InLajmi.
Ministria e Mbrojtjes ende nuk ka konfirmuar, qoftë në TV apo në mediat sociale, se korridori i premtuar humanitar është hapur pavarësisht pretendimeve se do të funksionojë nga ora 08:00 me orën e Moskës (05:00 GMT).
Rusia pretendon se mund të ketë deri në 1200 njerëz, duke përfshirë fëmijë, në fabrikë.
Të gjithë civilëve të evakuuar i është thënë se do të dërgohen në veri në territoret e pushtuara nga Rusia në vend të territorit ukrainas, ka deklaruar Rusia, shkruan BBC.
Rusis vazhdon të raportojnë rënien e afërt të Severodonetsk, i cili është shkëputur efektivisht nga pjesa tjetër e Ukrainës që kur trupat ruse hodhën në erë një numër urash të tjera kyçe./InLajmi/