Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj 4 të mitur janë rrahur mes vete me mjete të forta, përcjell InLajmi.
“Tentim vrasje Rr. Besnik Osmani, Ferizaj 14.06.2022 – 00:07. Pas një mosmarrëveshje verbale 4 të dyshuar meshkuj kosovar ( të mitur) janë rrahur mes veti me mjete të forta. Si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor, rasti në procedurë hetimore”, shkruan Policia e Kosovës.
Policia ka njoftuar se kjo ngjarje ka ndodhur me datën 14 qershor në orën 00:07.
Sipas policisë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore.
Tutje policia ka njoftuar se të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor dhe rasti është nën hetime./InLajmi/