Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës, duke shprehur lavdi për të gjithë të rënët në luftën për liri, përcjell InLajmi.
Mehaj ka shprehur lavdi të përjetshme ndaj komandantit Adem Jashari dhe të gjithë familjes së tij.
Përveç për familjen Jashari, Mehaj ka shprehu admirimin e tij edhe për presidentin Ibrahim Rugova.
Tutje Mehaj ka dhënë rëndësi edhe dëshmorëve të kombit të cilët dhanë jetën për liri.
Postimi i plotë, i tij:
Në këtë datë të veçantë, përkujtim dhe nderim të përjetshëm për të gjitha përpjekjet e popullit tonë, me shumë mund, gjak e sakrificë në të gjitha format e rezistencës dhe luftës për liri e pavarësi.
Lavdi e përjetshme gjithë të rënëve për liri dhe gjithë patriotëve veprimtarë!
Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, lavdi prijësit tonë, idealistit dhe simbolit të qëndresës Kombëtare, Adem Demaçi, lavdi Presidentit Ibrahim Rugova, si dhe gjithë ushtarakëve të vendeve aleate të NATO-s që humbën jetën gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë.
Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!/InLajmi/