Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka thënë se falë gjakut të dëshmorëve, vendosmërisë e trimërisë së luftëtarëve të UÇK-së dhe intervenimit të NATO-s, sot jemi pjesë e botës së lirë.
Tutje Haradinaj ka shtuar se amaneti i atyre që dhanë jetën për liri është që ta ruajmë dhe ta zhvillojmë Kosovën.
Postimi i plotë, i tij:
E shenjtë është dita e lirisë së Kosovës.
Falë gjakut të Dëshmorëve, vendosmërisë e trimërisë së luftëtarëve të UÇK-së, intervenimit të NATO-s, sot jemi pjesë e botës së lirë!
Amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot, na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën!
Kosovë, urime Dita e Çlirimit!/InLajmi/