Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se gjatë 24 orëve nga 243 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.249.
Ndryshe, në total numri i rasteve aktive është 50.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
12 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 31 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.850 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.417 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.974 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 243 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.249.
Në total numri i rasteve aktive është 50. /InLajmi/