Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar propozim-vendimin lidhur me Programin “Financat publike të Kosovës dhe rritja ekonomike”, përcjell InLajmi.
Kabineti qeveritar miratoi vendimin për rekomandimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për autorizimin e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për nënshkrimin e “Marrëveshjes së kredisë” ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, për programin “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike”. /InLajmi/