Norvegjia do të hapë për publikun Muzeun e saj të ri Kombëtar me vlerë prej 650 milionë dollarësh të shtunën, ku edhe do të zbulojë një ekspozitë të madhe të të artit ndër shekuj, që do ta vendosë atë në të njëjtin nivel me disa nga muzetë më të mëdhenj në botë, transmeton InLajmi.
Ky muze është projektuar nga arkitekti gjerman Klaus Schuwerk. Janë dashur 8 vjet për ta përfunduar këtë kompleks të madh të artit në formë kutie në bregun ujor të Oslos.
Ky muze bashkon koleksionet e 5 muzeve norvegjeze të artit dhe dizajnit nën një çati, shkruan Reuters.
Me 13 mijë metra katror hapësirë ekspozite dhe 6.500 vepra arti të ekspozuara, duke përfshirë “The Scream” të Edvard Munch, muzeu do të jetë më i madhi në vendet nordike dhe në të njëjtën ligë si Guggenheim në Bilbao, Spanjë, ose Rijksmuseum në Amsterdam. /InLajmi/