Avni Klinaku nga Lëvizja për Bashkim ka thënë se ministri Hekuran Murati nuk e tha të vërtetën sot sa i përket pensionet të veteranëve.
Sipas Muratit, në kohën kur ka hyrë në fuqi Ligji i Pagave është bërë fshirja e nenit 18, i cili u ka mundësuar veteranëve përfshirjen në rritjen e pagës minimale tash. Ndërsa Klinaku thotë se Murati gënjeu kur tha kështu, pasi ky ligj kishte shkuar në Gjykatën Kushtetuese dhe ishte rrëzuar.
“Sot e dëgjova ministrin Murati. Nuk pati të drejtë me thënë më së buti nuk e tha të vërtetën. Ka gënjyer kur tha që qeveritë e kaluara e kanë rrëzuar këtë nen. Po bëhet fjalë gjithmonë për nenin 18 të ligjit bazik i cili parasheh që qeveria të vendos për lartësinë e pensionit, por jo më pak se rroga minimale. Ndërsa ligji i vitit 2017, që parasheh kategorizimin e veteranëve të luftës por që ajo ka shkuar në Kushtetuese dhe ajo e ka rrëzuar. Dhe në fund të fundit kategorizimi nuk është kryer, ndërsa ligji i 2017 thotë se kur të përfundojë kategorizimi mund të hiqet neni 18 i cili logjikisht nuk ka arsye të mbetet. Ndërsa qeveria aktuale në ligjin për pagën minimale ajo thotë se derisa të bëhet kategorizmi të fshihet. Që sot nuk e tha të vërtetën Ministri. Pra veteranët e luftës kanë dalur në protestë që të mos përfshihen në pagën minimale, të mbetet ligji bazik dhe të vazhdojë pensioni i veteranëve me pagën minimale në Kosovë“
“Kjo është shumë e qartë. Është gënjeshtër e pastër”, shtoi ai në emisionin “Pressing” në T7.
Lëvizja për Bashkim iu bashkua protestës së thirrur nga OVL e UÇK-së