Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës iu ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit pas në kohët e fundit ka pasur shumë rate të helmimit, përcjell InLajmi.
Instituti Kombëtar i ka bërë thirrje popullatës që të shmangin konsumimin e mishit të papërpunuar termikisht, shmangien e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza dhe soset e ndryshme.
Gjithashtu Instituti bërë thirrje që qytetarët të kujdesen në pastrimin e duarve pas veprimeve të ndryshme që bëjnë.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
Qytetarë të nderuar!
Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Kujdes gjatë gatimit, Ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!
Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.
Instituti Kombëtar i bënë thirje popullatës:
Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi
Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht.
Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj
Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.
Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier
Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.
Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.
Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer
Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet.
Duart duhet të lahen dhe thahen:
– para se të filloni të përgatisni ushqimin
– pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet
– pas përdorimit të tualetit
– pasi të pastroni hundën
– pasi të prekni një kafshë
– pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.
MOS HANI USHQIM KUDO!
PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETÊN E QYTETARËVE!/InLajmi/