Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Hallaq të Madh të Lipjanit, përcjell InLajmi.
Lajmin për gazetën InLajmi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha mjekët emergjent kanë konstatur vdekjen e viktimës.
Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, mirëpo rrethanat se si ndodhi rasti nuk dihen ende.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Rreth orës 13:00, është pranuar informata për një trup të pa jetë.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Hallaq i Madh në komunën e Lipjanit.
Mjekët emergjent kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, 19 vjeç.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit. /InLajmi/




















