Kosova dhe Greqia kanë zhvilluar një ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan InLajmi.
Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje kundër Greqisë me rezultat 0:1.
Goli i vetëm në këtë 45 minutësh u shënua nga Anastasios Bakasetas, në minutën e 36’, çka edhe i dha Greqisë avantazh për të fituar lojën.
Pas ndeshjes, portieri Aro Muric ka thënë se skuadra e tij tentoi në maksimum, por nuk pati fat, mirëpo theksoi se do të përmirësohen.
Ne tentuam në maksimum, nuk kishim fat, por ne do të vazhdojmë. Do të përmirësohemi”, tha Aro Muric. /InLajmi/