Kandilët e detit janë krijesa magjepsëse për shumë arsye. Ata vijnë në një sërë formash, madhësish dhe ngjyrash dhe janë në gjendje të japin një thumb të fuqishëm, transmeton InLajmi.
Por ndoshta aspekti më i mahnitshëm i këtyre kafshëve është padyshim fakti se një lloj i tyre, i quajtur “Turritopsis dohrnii” ose “kandil deti i pavdekshëm”, mund të kthehet në një fazë të hershme zhvillimi nëse lëndohet ose kërcënohet. Si të gjithë kandilët e detit, Turritopsis dohrnii e fillon jetën si një larvë, e quajtur planula, e cila zhvillohet nga një vezë e fekonduar.
A mund të jetojnë përgjithmonë këta kandilë?
Sipas studimeve, kjo specie në veçanti, e quajtur ‘kandil deti i pavdekshëm’ (Turritopsis dohrnii) mund të jetojë përgjithmonë, pra është “e pavdekshme” bilogjikisht, shkruan Best Life.
Këto specie të vogla transparente qëndrojnë në oqeane anembanë botës dhe mund ta kthejnë kohën pas duke u rikthyer në një fazë më të hershme të ciklit të tyre jetësor. /InLajmi/