Ylli kolumbian i popit, Shakira dhe partneri i saj prej shumë vitesh, futbollisti spanjoll Gerard Piqué janë duke u ndarë, transmeton InLajmi.
“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë respekt për privatësinë Faleminderit për mirëkuptimin”, tha çifti në një deklaratë të përbashkët të shtunën.
Këngëtarja 45-vjeçare e “Hips don’t lie” dhe mbrojtësi 35-vjeçar i FC Barcelona-së kanë 2 fëmijë së bashku, shkruan CNN.
Të 2 u takuan kur futbollisti u shfaq në një video muzikore për këngën e Shakirës në Kupën e Botës 2010 “Waka Waka”./InLajmi/