Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete, të premten rreth orës 6, në fshatin Burojë të Skenderajt, përcjell InLajmi.
Sipas policisë me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Në raportin 24-orësh thuhet se mjeku është konstatuar për vdekjen e tij.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Burojë, Skenderaj, 03.06.2022 – 06:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Nga mjeku është konstatuar vdekja e tij dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion. /InLajmi/
