Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit nga Komiteti Olimpik i Kosovës, lojrat janë mbajtur në Tbilisit të Gjeorgjisë.
Krasniqi ishte xhudistja e vetme në këtë garë dhe në finale mundi Reka Pupp të Hungarisë.
Njoftimi i plotë nga Komiteti Olimpik i Kosovës:
Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Tbilisit të Gjeorgjisë, kategoria -52 kg.

Krasniqi, që ishte xhudistja e vetme e jona në këtë garë, në finale mundi Reka Pupp të Hungarisë, ndërsa në përgjithësi shënoi 4-tër fitore, ndërsa të parën e kaloi pa luftë.
Urime dhe suksese të mëtejme kampione! /InLajmi/