Forcat ukrainase thonë se kanë bërë përparim të rëndësishëm gjatë një ofensive kundër pozicioneve ruse në rajonin jugor të pushtuar të Khersonit, transmeton InLajmi.
“Në rajonin Kherson, Forcat e Armatosura kanë çliruar 8 kilometra (rreth 5 milje) të territorit të pushtuar,” postoi njësia e Mbrojtjes Territoriale AZOV Dnipro.
Forcat ukrainase nisën ofensivën në Kherson nga disa pika të favorshme në veri fundjavën e kaluar. Që atëherë, ka pasur pak informacion në lidhje me operacionin, por forcat ukrainase duket se kanë marrë një numër fshatrash në pjesën veriore të Khersonit dhe kanë konsoliduar një kryeurë përtej lumit Inhulets, shkruan CNN.
Të mërkurën, kreu i Administratës Shtetërore Rajonale Kherson, Genadi Laguta, tha se 20 vendbanime ishin çliruar. /InLajmi/