Klubi i basketbollit “Golden Eagle Ylli” ka fituar për herë të 2-të radhazi titullin e kampionit në basketbollin kosovar, përcjell InLajmi.
Ylli triumfoi ndaj Trepçës me rezultat 70:64, duke çuar në 3:1 serinë e finaleve.
Komiteti Olimpik i Kosovës e ka përgëzuar klubin “Ylli” për lojën korrekte dhe atomosferën e krijuar në të gjitha finalet.
Postimi i plotë nga Komiteti Olimpik i Kosovës:
Klubi i Basketbollit Golden Eagle Ylli ka fituar për herë të 2-të radhazi titullin e kampionit në basketbollin kosovar.
Në një atmosferë të zjarrtë të krijuar nga tifozeritë Torcida dhe Xhebrailat, Ylli triumfoi ndaj Trepçës 70:64, duke çuar në 3:1 serinë e finaleve.
Të pranishëm sonte në Palestrën e stërmbushur Minatori në Mitrovicë, ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, të cilët ishin edhe pjesë e ceremonisë, bashkë me ministrin Hajrullah Çeku.
KOK përgëzon Yllin dhe Trepçën për lojën korrekte dhe atmosferën e krijuar në të gjitha finalet. /InLajmi/