Ministria e Mbrojtjes në Moskë thotë se forcat e saj ajrore kanë rrëzuar një aeroplan sulmues tokësor ukrainas Sukhoi SU-25 në rajonin e Mykolaiv, transmeton InLajmi.
Sipas një përditësimi në kanalin e saj Telegram, Ministria e Mbrojtjes ruse gjithashtu pretendoi se kishte përdorur “raketa precize me bazë ajrore” për të goditur 21 objektiva ushtarakë në të gjithë Ukrainën.
Moska ka pohuar gjithashtu se ka vrarë 240 ushtarë ukrainas
Përveç se ka vrarë ushtarët Moska pretendon se ka shkatërruar 39 pajisje ushtarake, shkruan BBC.
Rusia po vazhdon ofensivën e saj në pjesën lindore të Ukrainës./InLajmi/