Ushtria e Nepalit ka bërë të ditur këtë mëngjes se kishte gjetur vendin e rrëzimit të një aeroplani me 22 persona, i cili u zhduk nga kryeqyteti i vendit Katmandu të dielën.
“Njësitë e kërkimit dhe shpëtimit kanë gjetur vendin e rrëzimit”, ka thënë zëdhënësi ushtarak Narayan Silwal për mediat lokale.
Aeroplani është në pronësi të një kompanie private, i prodhuar në Kanada dhe fluturoi për Tara Air.
Sipas informacioneve të disponueshme deri më tani janë konfirmuar 14 persona të vdekur.
Aksidentet e aeroplanëve në Nepal janë të shpeshta për shkak të ndryshimit të kushteve të motit dhe pistave të vendosura në vende malore, transmeton Telegrafi.