Presidenti Zelensky thotë se çdo ditë e më shumë po vdesin njerëz në Ukrainë, çdo moment që Perëndimi vonon të ushtrojë më shumë presion mbi Rusinë, transmeton InLajmi.
“Vetëm shikoni situatën tani,” tha ai në fjalimin e mbrëmshëm me video.
“Shikoni sa javë janë bërë që Bashkimi Evropian është përpjekur të bie dakord për paketën e 6-të të sanksioneve kundër Rusisë.”
Tashmë ka kaluar gati një muaj që kur shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi propozimet për ndalimin e importeve të naftës ruse. Por pse i është dashur kaq shumë BE-së që të miratohen masa të tilla?, tha ai, shkruan BBC.
Rezistenca nga vendet e varura nga nafta ruse, veçanërisht Hungaria ka bërë që të mos ketë një marrëveshje unanime. Sllovakia dhe Republika Çeke janë ndër të tjerat që kanë shprehur shqetësim. /InLajmi/