Është arrestuar i dyshuari për vrasjen babait dhe vëllait, sot në mëngjes në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandati rajonal, Besim Hoti.
“I dyshuari besohet se me mjet të mprehtë thikë, për vdekje ka lënduar vëllanë dhe babanë e tij. I dyshuari është arrestuar. Ngjarja tragjike ka ndodhur brenda banesës familjare”, ka thënë Hoti, shkruan Klan Kosova.
Hoti poashtu konfirmoi se i dyshuari ka qenë binjak me vëllanë tashmë të ndjerë.