Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shkuar për vizitë në Ukrainë, ku edhe e ka takuar homologun ukrainas Dmitro Kulebën, përcjell InLajmi.
Osmani ka theksuar se së shpejti në Ukrainë do të vendoset edhe ambasada e Maqedonisë së Veriut.
Ministri shqiptar ka theksuar mbështetjen e fuqishme për popullin ukrainas.
Postimi i plotë i tij:
Sapo mbërrita në Kiev, ku përveç takimit me kolegun tim Dmitro Kuleba, prap në funksion do ta vendosim edhe Ambasadën tonë në Ukrainë.
Maqedonia e Veriut mbështet fuqishëm popullin e guximshëm ukrainas. /InLajmi/