Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka komentuar ngjarjen e sulmit në një shkollë të Texas-it duke thënë se zemra e saj po “del nga vendi”, përcjell InLajmi.
“Zemra ime po del nga vendi për të gjithë familjet që janë prekur nga ngjarja në Texas. Zemra ime është e thyer” shkroi ajo në rrjetin social, Instagram.
Rexha ka thënë se ndihet shume e pikëlluar për ngjarjen dhe për familjet të cilat po e përjetojnë këtë dhimbje.
Bebe është këngëtare shqiptare e cila admirohet jashtëzakonisht nga tregu ndërkombëtarë./InLajmi/