Shefi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se si subjekt politik presin që të shkarkohet bordi i ZRRE-së, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë, raporton InLajmi.
“Po presim që sot komisioni përkatës që besoj që është në mbledhje në marr vendim dhe të rekomandoj kuvendit shkarkimin e këtij bordi”, tha Gashi.
Gashi ka thënë se pret nga komisioni përkatës që me datën 23 maj të merr një vendim rreth bordit të ZRRE-së.
Tutje Gashi ka shtuar se seanca plenare do të mbahet të enjten me 25 maj dhe deputeti pret që komisioni përkatës ti rekomandoj kuvendit shkarkimin e bordit të ZRRE-së./InLajmi/