Eintraht Frankfurt është shkuadra fituese e kompeticionit Liga e Europës për edicionin 2021/2022.
Gjermanët kanë arritur të fitojnë trofeun ndaj Rejnxhërs, në stadiumin “Ramon Sanchez-Pizjuan” të Seviljes, pas 120 minutave lojë, ku u deshën gjuajtjet e 11 metërshave për të përcaktuar fituesin.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa të 2-ja ekipet patën raste për të shënuar gol.
Ndeshja u zhbllokua në pjesën e 2-të, ku skocezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 57-të me anë të Joe Aribo.
Vetëm 12 minuta zgjati ky avantazh, pasi Frankfurt barazoi shifrat në të 69-ën me anë të Rafael Santos Borre, shkruan EuroNews.al.
Pas 30 minutave shtesë, ekipet iu drejtuan gjuajtjes së penalltive, e cila përfundoi me rezultatin 5-4 për gjermanët, pasi Aaron Ramsey gaboi për skocezët