Policia e Kosovës dhe Policia e Francës në konferencën rajonale të shefave të policive e cila po mbahet në Zagreb të Kroacisë, kanë realizuar një marrëveshje bashkëpunimi për avancimin e bashkëpunimit mes tyre, përcjell InLajmi.
Në kuadër të kësaj konference, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti ka realizuar një takim bilateral me drejtorin e përgjithshëm të Policisë Nacionale të Francës, Frédéric Veaux, me të cilin diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes të përbashkët.
Diskutimet janë fokusuar në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet 2 organizatave policore, bashkëpunim ky i cili do të mund të realizohet, përmes takimeve të ndërsjella dhe shkëmbimit të informacioneve që shërbejnë në interes të hetimeve të krimeve kibernetike, atyre financiare dhe kontrabandimit të migrantëve.
Drejtori Mehmeti ka falënderuar drejtorin Veaux për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme në sfera të ndryshme, që Policia e Francës ka bërë ndaj Policisë së Kosovës./InLajmi/