Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka apeluar prindërit dhe nxënësit të kenë mirëkuptim ndaj kërkesave që sindikata po iu bënë qeverisë, duke e përdorur grevën si kundër përgjigje, përcjell InLajmi.
“Të nderuar prindër dhe nxënës siç e dini edhe ju SBASHK-u ka kohë që bashkë me sindikatat tjera kemi paralajmëruar veprime sindikale pasi që Qeveria e Kosovës, edhe përkundër angazhimeve tona të shumta e dërgimit të ftesave për takime, me qëllim që kërkesat tona legjitime të gjejnë zgjidhje përmes dialogut, nuk është përgjigjur dhe nuk ka shprehur vullnet për takime e angazhime të përbashkëta” ka shkruar SBASHK-u.
Tutje sindikata ka lutur prindërit që në ditën e 12 majit që do të mbahet greva një orëshe në të gjitha institucionet arsimorë ti një orë më vonë krahasuar me orarin e ditëve tjera. Po ashtu edhe në shkolla fëmijët le t’i nisin për të arritur me kohë për në orën e 2-të të mësimit.
SBASHK-u ka kërkuar mirëkuptim edhe nga studentët sepse administrata dhe stafi tjetër në grevë do të jenë nga ora 10 deri në orën 11./InLajmi/