Policia e Kosovës ka raportuar se në rrugën Sterzovicë-Kamenicë me datën 9 të muajit maj në orën 11:20 ka ndodhur një aksident trafiku, ku një person mashkull kosovarë ka ndërruar jetë, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë ky aksident trafiku ka ndodhur në mes një motoçiklete dhe një biçiklete me drejtues meshkuj kosovarë, si pasojë lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili pasi është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ka ndërruar jetë, ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës.
Policia rajonale e Gjilanit ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, rasti vazhdon të jetë në procedurë hetimore./InLajmi/