Profesori universitar, Blerim Latifi ka kritikuar mënyrën se si është shpallur “Dita e Evropës” festë zyrtare në Kosovë, duke thënë se kjo është produkt i shpalljes së pavarësisë, ku sipas tij ajo kohë prirej nga entuziazmi, euforia dhe naivitetit, përcjell InLajmi.
Sipas Laitift, me naivitet të gjithë besonim se Kosova pasi sështë bërë shtet shumë shpejt do të bëhet pjesë e BE-së.
Tutje ai theksoi se tani nga ky zhgënjim kemi marrë një leksion se gjërat e mira nuk arrihen leht dhe shpejt, andaj sipas tij politika sa është art i zgjidhjes së problemeve të shoqërisë, aq është edhe art i krijimit të tyre.
Profesori thekson se “Dita e Evropës” në vend të festës në Kosovë paraqet një farsë.
Postimi i plotë i tij:
Shndërrimi i Ditës së Evropës në ditë feste zyrtare në Kosovë, është produkt i kohës së shpalljes së pavarësisë. Ajo ishte kohë e euforisë, entuziazmit dhe naivitetit të madh.
Me naivitet besonim se, meqë Kosova ishte bërë shtet, tani çdo gjë do të shkonte mirë dhe shpejt, përfshirë edhe integrimin në BE. Prandaj, pse të mos festonim.
Por, ajo që kalon më shpejt, është vetë euforia. Vendin e saj e zë zhgënjimi, i cili vjen për të na dhënë leksionin se gjërat e mira nuk bëhen lehtë dhe shpejt, dhe se politika, sa është art i zgjidhjes së problemeve të shoqërisë, po aq di të bëhet edhe art i krijimit të tyre.
Fatkeqësisht kjo e dyta ka vite që predominon tek ne. Prandaj, në këtë kontekst, Dita e Europës, në vend të festës, realisht paraqet një farsë. /InLajmi/