Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar të plagosurit dhe stafin mjekësor nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal në Mariupol, pasi evakuimi i të gjithë civilëve përfundoi të shtunën, transmeton InLjami.
“Zyrtarët po përpiqen gjithashtu të evakuojnë forcat ushtarake që mbeten në vend, të ngujuar në strehimore të thella nëntokësore dhe tunele, me pak ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore” tha presidenti.
Por Zelensky pranoi se shpëtimi i ushtrisë ukrainase ishte “jashtëzakonisht i vështirë”.
Por zyrtarët ukrainas kanë frikë se Rusia mund të shtojë sulmet e saj të hënën, përpara Ditës së Fitores së Rusisë, për të shënuar fitoren mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore, shkruan BBC.
Rusia ka thënë se luftëtarët ukrainas duhet të dorëzojnë armët e tyre, por ata thonë se nuk do të dorëzohen./InLajmi/