Kryetari i Tiranës Erion Veliaj ka hapur një sondazh në Twitter ku iu kërkon mendim qytetarëve të kryeqytetit nëse duhet të hiqet apo jo autobusi që u aksidentua një ditë më parë, i cili doli nga rruga dhe përfundoi në 2 anët e Lanës.
“Teksa po përgatiteshim për të hequr autobusin mbi Lanë, shumë vetë propozuan ta lemë si një instalacion për kujdesin në timon e urë alternative mbi Lanë”, shkruan Veliaj në Twitter.
Autobusi i Unazës dhe një makinë tip Benz u aksidentuan mbrëmjen e së premtes, ku 5 persona mbetën të lënduar. /InLajmi/
https://twitter.com/erionveliaj/status/1520409949909700608?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1520409949909700608%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fa2news.com%2F2022%2F04%2F30%2Ferion-veliaj-hap-sondazhin-per-autobusin-e-aksidentuar-ne-lane-ta-leme-apo-ta-heqim%2F