Satelitët e rinj do të ofrojnë shërbime komerciale të të dhënave me senzorë nga distanca për industritë
Raketa Long March e ndërtuar në vend barti 2 satelitët e rinj nga qendra e lançimit satelitor Jiuquan në veriperëndim të vendit, raportoi transmetuesi publik CGTN.
Të emëruar Siwei 01 dhe 02, satelitët do të ofrojnë “shërbime komerciale të të dhënave me senzorë nga distanca për industritë, përfshirë topografinë dhe planifikimin, mbrojtjen e mjedisit si dhe sigurinë urbane dhe zhvillimin rural dixhital”, thuhet në raport, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ky është misioni i 417-të i serisë së raketave Long March.