Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka folur rreth tërheqjes së “Trustit” nga qytetarët e Kosovës, duke thënë se tërheqja e këtyre mjeteve nuk duhet të trajtohet me inate politike, përcjell InLajmi.
Haxhiu ka shtuar se kjo kërkesë duhet ta bashkojë pozitën dhe opozitën për ti ndihmuar qytetarët të kalojnë krizën ekonomike aktuale.
Tutje Haxhiu, ka hedhur dyshime mbi qeverinë e tanishme duke thënë se kundërshtimi i tërheqjes së këtyre mjeteve, mund të aludojë mbi harxhimin e kursimeve te qytetarëve nga pushteti.
Postimi i plotë i tij:
Kërkesa e qytetarëve për të tërhequr deri në 30% të mjeteve nga Trusti, nuk duhet të trajtohet me inate politike.

Kjo temë, kjo kërkesë duhet të na bashkoj opozitë dhe pozitë për të ndihmuar qytetarët në krizën ekonomike aktuale.
Parat e Trustit nuk janë lojë bixhozi “me shance”, as nuk janë para të “sekserëve të mafias energjetike” me i dergu “Martinqe” jashtë Kosovës përmes Serbisë në Mal të Zi, e prej atje në Slloveni, por janë para të kursimeve të qytetareve dhe kërkesa e tyre është të marrin pak nga ato kursime për të përballuar krizën ekonomike.
Ndonëse Mimoza Kusari-Lila ka përvojë në proceset e privatizimeve, nuk po besoj se ka arritur deri aty sa të privatizoj bindjet, vullnetin dhe votën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Me aq sa unë kam përvojë në Kuvendin e Kosovës në pesë mandate deputet, e di, se e drejta e votës së deputetëve nuk është privatizuar asnjëherë nga shefat e grupeve parlamentare, deputetët janë të lirë të votojnë në interes të qytetarëve.
Kërkesa për tërheqjen e mjeteve nga Trusti është e qytetarëve dhe deputetët që e konsiderojnë veten përfaqësues të popullit do e mbështesin kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
Pytje për Mimozën dhe Qeverinë:
Sa para, miliona euro të Trustit të qytetarëve i ka shitur Qeveria në letra me vlerë?
A është kjo arsyeja e vërtetë e kundërshtimit të tërhqjes së mjeteve nga Trustit nga pushteti aktual?
Trusti është i qytetarëve, jo i pushetarëve!/InLajmi/