Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në konferencën për medie tha se gjatë takimit me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis ka kërkuar nga ta që SHBA të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO, raporton InLajmi.
“Edhe në atë takim patëm kërkuar mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO për çfarë është e rëndësishme që Kosova të bëhet pjesë e programit të partneritetit për paqe drejt anëtarësimit të plotë”.
Kurti tha se me senatorët amerikanë është diskutuar për interesat e përbashkëta, e sidomos për interesin e Kosovës, që të bashkohet me NATO-n dhe BE-në, duke theksuar se tani kjo nevojë e Kosovës është më urgjente se kurrë, duke marrë parasysh agresionin e Rusisë në Ukrainë.
Gjatë diskutimeve tona folëm për interesat tona të përbashkëta, për interesat e Kosovës që të bashkohet në NATO dhe BE, natyrisht tani është më urgjente se kurrë që të sigurojmë se shtetet si Kosova që janë periferi të një Rusisë në vënë në kënd, këto shtete të kenë mbrojtje. Do të mundohemi të punojmë në Uashington për të gjetur metoda dhe mënyra të reja se si të punojmë bashkërisht që ta arrijmë këtë”, ka thënë ai. /InLajmi/