Qeveria e Kosovës ditë më parë ka miratuar pakon e re për Rimëkëmbje Ekonomike, përcjell InLajmi.
Në këtë pako përfitues janë Punëtorët e sektorit publik, sektorit privat, studentët dhe pensionistët.
Përmes kësaj mase të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Qeveria ofron mbështetje për të gjithë punëtorët e sektorit privat me një shumë të njëhershme prej 100 euro. Pra, si rezultat i kësaj mbështetje, punëtorët e sektorit privat që kualifikohen për përfitim dhe që marrin pagë primare deri në 1.000 euro, do të marrin shumën prej 100 euro.
Linku ku mund të aplikojnë punëtorët e sektorit privat për 100 euro shtesë të ndara nga Qeveria e Kosovës ndodhet në Administratën Tatimore të Kosovës.
Në këtë link i gjeni edhe të dhënat se çfarë kërkohet për aplikim në mënyrë që t’i merrni 100 euro