Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur në Kuvendin e Kosovës ka folur në lidhje më 100 euro-t që Qeveria e Kosovës, ka vendosur t’i ndaj për qytetarët e vendit, raporton InLajmi.
Sipas tij 100 euro nuk janë asgjë më një fjalë janë pak nuk mund të besh asgjë më to, ndërsa tutje ai shtoi se me ato të holla nuk mbulohet as edhe një shpenzim.
Tahiri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta sjellin por mbi të gjitha ta miratojnë ligjin e pagave, por edhe nëse nuk sillet ai tha se kjo do të jetë temë diskutimi javën e ardhshme.
“Sa nuk dini të planifikoni e që s’keni strategji e tregon vendimi për ndarjen e 100 milionë eurove. 100 euro janë të pamjaftueshme. Paga duhet me u rritë, 100 euro në prill janë të pamjaftueshme me i mbulu shpenzimet e qytetarëve të Kosovës. Silleni ligjin e pagave, kemi kërkesë nga sindikatat të kemi debat për ligjin e pagave dhe këto do t’i ngrisim javën që vjen”, tha Tahiri. /InLajmi/