Gazetari Valon Syla ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën.
Syla është ndalur tek pika ku përmendet shkarkimi i Valdete Dakës nga presidentja Vjosa Osmani.
Në raportin e DASH, shkarkimi i Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së është përmendur së bashku me reagimin e disa organizatave të shoqërisë civile. Syla thotë se shkarkimi i saj ishte shkelje e Kushtetutës dhe se po ta dërgonte opozita në gjykatë këtë çështje, atëherë karriera politike e Vjosa Osmanit do t’i merrte fund.
Syla në emisionin “Pressing në T7” shton se opozita u frikësua nga ky veprim për një arsye.
“Rasti i Valdete Dakës është më i rëndë. Shkarkimi i saj përbente shkelje të Kushtetutës e ne e dimë se çfarë ndodhë kur presidenti e shkel Kushtetutën. Tjetër që opozita u frikësua dhe nuk dërgoi pyetje në Gjykatën kushtetuese. E dimë se VV do të fitonte përsëri më shumicë të madhe zgjedhjet dhe aty kalkuluan. Por karriera e Osmanit do të përfundonte aty”, tha ai